RTV Ora – Kapet “Edinjo” i Avdylajve, 36-vjeçari nga Sukthi pjesë e grupit kriminal

  • 5 years ago
#rtvora
Një tjetër anëtar i dyshuar i grupit të Avdylajve është arrestuar në Durrës. në pranga ka përfunduar Marjo Zeqiri i njohur si Edinjo, person që ishte shpallur në kërkim për një sërë akuzash nga trafiku i drogës tek pjesëmarrja në grup kriminal.

Një anëtar i dyshuar i grupit të ashtuquajtur kriminal të Avdylajve ka rënë në pranga në Durrës 7 muaj pas goditjes së bandës në kuadër të operacionit të koduar ?Volvo 4?

Marjo Zeqiri (I njohur edhe me emrin Edinjo), 36 vjeç nga Sukthi u arrestua nga policia mbi bazën e një urdhër kërkimi me vendim të gjykatës së Krimeve të Rënda.

Ende nuk ka detaje mbi rolin e të riut në aktivitetin e bandës, por sipas vendimit të gjykatës ndaj tij rëndojnë një sërë akuzash kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Dosja hetimore te Krimet e Renda në Tiranë përfshin të paktën 45persona, të akuzuar për trafik droge te drejtuar nga grupi i Shijakut, korrupsionin e zyrtareve qe solli arrestimin e ish-drejtorit te Burgjeve Arben Çuko, por edhe abuzimet me pronat qe prangosen ish-deputetin tjeter socialist Arben Ndoka.

Dy ish-deputetet socialiste u liruan më pas dhe aktualisht janë në arrest shtëpie, ndërsa persona të tjerë ndodhen në kërkim.

Burime nga policia dhe prokuroria për krime të renda thonë se ka edhe të tjerë persona qe po hetohen ne kuadër të operacionit ?Vol-vo4? dhe shume shpejt do te arrestohen me akuzën e prodhimit dhe trafikimit te lendeve narkotike!

Operacioni i koduar "Volvo 4" I Finalizuar në tetor të vitit 2018, u shtri në 12 qytete dhe janë goditur anëtarët e 4 grupeve të skeduara kriminale, ndërsa morën pjesë 1500 forca policie.

Nga operacioni Vol-Vo 4, i cili u zhvillua në tetor të vitit të kaluar u goditën 4 grupe kriminale.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/nje-tjeter-i-arrestuar-nga-operacioni-vol-vo-4-pranga-36-vjecarit-nga-durresi
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended