I gjenden dy arme, arrestohet 54-vjeçari

  • 5 years ago
Një 54-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës pas informacioneve të marra në rrugë operative se posedonte armë pa leje. Gjatë kontrollit në banesën e tij në lagjen "10 Korriku", policia gjeti dhe sekuestroi një automatik, një pistoletë dhe fishekë.

54-vjeçari me iniciale V.K. u arrestua në flagrancë për armëmbajtje pa leje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme hetimore.

Recommended