Report TV - Qëlloi me armë ndaj dy personave në plazh , arrestohet nga policia 33-vjeçari në Durrës
  • 4 years ago
Një 33-vjeçar banues në Shijak është arrestuar nga policia 18 ditë pas tentativës për vrasjje në lagjen numër 13 të Durrësit, në zonën e plazhit.

Më konkretisht është vënë në pranga A. V, pasi me datë 02.07.2020, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtetasve F. T., 18 vjeç dhe Sh. T., 24 vjeç, banues në Durrës dhe më pas ka hedhur armën e zjarrit në tokë dhe është larguar me shpejtësi për t?i shpëtuar kapjes nga policia.

Tani 33-vjeçari do të përballet në gjykatë me akuzën "Vrasja me dashje e mbetur në tentativë" dhe "Armëmbajtja pa leje".
Recommended