RTV Ora - A është Astrit Patozi këshilltar i Rudina Hajdarit apo parti e re në horizont?

  • 5 years ago
#rtvora
Vetëm pak ditë para skadimit të afatit të regjistrimit të partive që do të jenë pjesë e zgjedhjeve vendore, Rudina Hajdari deklaron se nuk do të bojkotojë votimet. Por për të qenë pjesë ajo do të duhet të regjistrohet si forcë politike brenda ditëve të para të javës, apo dhe të bëhet pjesë e nëj partie aktuale. Por duket se tashmë Hajdari ka nisur dhe diskutimet me aktorët politike, pasi pak ditë më parë ka zhvilluar dhe një takim me Astrit Patozin.

Pas zyrtarizimit të grupit parlamentar demokrat, opozita e re në Kuvend është përshëndetur nga ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi, përmes një statusi në rrjetet sociale.

Por duket se situata e krijuar në politikë ka krijuar mundësinë e një bashkëpunimi të mëtejshëm mes tyre.

Hajdari dhe Patozi janë fotografuar duke diskutuar në një nga lokalet në kryeqytet, takim i zhvilluar një ditë para seancës ku u deklarua formimi i grupit parlamentar. Nuk dihet ende çfarë është diskutuar mes dy demokratëve, por mendohet se pjesë e bisedës ka qenë edhe qëndrimi i pakicës së re parlamentare mbi zgjedhjet e 30 qershorit.

Me anë të një statusi në facebook , Hajdari sqaron që sëbashku me Murrizin nuk janë në kushtet e largimit nga Grupi Parlamentar PD, por në rrethanat e respektimit të Rregullores së Kuvendit , neni 15, për krijimin e një grupi parlamentar.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/eshte-astrit-patozi-keshilltar-i-rudina-hajdarit-apo-parti-e-re-ne-horizont

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended