"Ju flet Moska": Besnik Mustafaj, Astrit Patozi - Dosja e keqe e PD-së

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy nga kritikët e PD, Besnik Mustafaj dhe Astrit Patozi ishin në qendër të analizës së Kastriot Myftarajt në emisionin e tij "Ju flet Moska".

Referuar 20 vjetorit të vrasjes së Azem Hajdarit, ku ishin të pranishëm edhe Mustafaj dhe Patozi, Myftaraj thotë se këta dy persona më shumë kanë marrë nga PD sesa kanë dhënë.

Sipas Myftarajt, këta dy figura do të ishte fatkeqësi nëse do të ishin pjesë e së ardhmes së PD-së.

Myftaraj: Në ceremonitë e mbajtura me rastin e 20-vjetorit të vrasjes së Azem Hajdarit u shfaqen si folës të rëndësishëm edhe dy persona që i përkasin të shkuarës së PD. Besnik Mustafaj dhe Astrit Patozi. Të dy këta njerëz kanë bërë karrierë në PD dhe përtej vlerësimeve kritike të tyre duket qartë ambicja e tyre për tu ricikluar në parti. Ata mendojnë se kanë një të ardhme tjetër në parti, si deputet apo ministra. Të paktën kështu duken nga mënyra si reagojnë. Në fakt do të ishte fatkeqësi të ishin e ardhmja e PD, ose pjesë e së ardhmes së PD.

Të dy këta kanë një të përbashkët, nuk e dinë kur e kanë marrë teserën e partisë nëse e kanë. Besnik Mustafaj në 1999 ubë sekretar i jashtëm i PD-së, pas kthimit nga detyra si ambasador në Francë. Ai i habiti të gjithë në kuvendin e PD, kur tha në media se është pranë PD , por nuk është anëtar i PD.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-besnik-mustafaj-astrit-patozi-dosja-e-keqe-e-pd-se

Recommended