RTV Ora – Tentoi të përdhunonte 13-vjeçaren, durrsakët rrahin keq 50-vjeçarin kanadez

  • 5 years ago
#rtvora
Mirësjellja e keqkuptuar apo një tentativë për përdhunim i kushtoi shtrejtë një shtetasi kanadez në Durrës. 50 vjeçari është vënë në pranga me dyshimin se tentoi të përdhunojë një turiste 13 vjeçare, por para prangave të policisë u përball me zemërimin e banorëve që e bënë për spital.

Ky është 50-vjeçari kanadez, Robert Hedorson (në foto) i vënë në pranga në Durrës me dyshimin se tentoi të përdhunojë një turiste të mitur nga Hungaria.

Por para se të vihej në pranga, ai u përball me banorët e zonës së plazhit në Durrës, që në shenjë zemërimi për aktin e bënë për spital.

Pas 12 orëve nën kujdes mjekësor për shkak të hematomave në kokë e trup, policia preu fletë arrestin për kanadezin me akuzë e tentativës për përdhunim.

Dëshmia kanadezit - 50-vjeçari, që mësohet se qëndronte prej disa ditësh si turist në Durrës, ka mohuar tentativën e përdhunimit, ndërsa në dëshminë para policisë ka folur për një keqkuptim.

Hedorson ka thënë se sjellja e tij ishte vetëm një akt falenderimi për vajzën që e kishte ndihmuar.

?Nuk është aspak e vërtetë që tentova të përdhunoj një vajzë të mitur. Absolutisht nuk kisha këtë qëllim. Thjesht e përqafova në shenjë falenderimi. Ky gjest u keqkuptua nga vajza dhe bërtiti duke kërkuar ndihmë?.

Dëshmia e 13 vjeçares- Ndërsa 13-vjeçarja hungareze e mbërritur në Durrës për pushime me familjen e saj ka dhënë një tjetër version.

Ajo ka thënë në prani të psikologes se 50-vjeçari i ka kërkuar ta shoqëronte deri tek apartamenti dhe kur ajo ka refuzuar të ngjitet, ai e ka kapur për dore, duke përdorur forcë për ta futur në hyrjen e pallatit.

Policia e Durrësit është vënë në kontakt me autoritetet kanadeze për rastin, ndërsa mësohet se 50-vjeçari rezulton i dënuar tri herë për vjedhje.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/tentoi-te-perdhunonte-turisten-13-vjecare-ne-plazhin-e-durresit-flete-arresti-kanadezin
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended