RTV Ora - Holanda rikthen vizat, Gjosha Cakajt: Mos u merr me targat dhe pasaportat diplomatike

  • 5 years ago
#rtvora
Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka reaguar pas vendimit të Holandës, e cila miratoi rikthimin e vizave për Shqipërinë. Në një dalje për mediat, ajo i bën thirrje ministrit të Jashtëm që të kërkojë dialog me palën holandeze për të frenuar këtë fenomen.

Gjosha: Sot Parlamenti holandez ka votuar me 108 vota pro dhe 42 kundër për rikthimin e regjimit të vizave për shqiptarët, për shkak të kriminalitetit të lartë me origjinë shqiptare që ka shkaktuar një problematikë të madhe në vendin e tyre. Parlamenti më tej kërkon ti drejtohet Komisionit Europian që të miratojë këtë kërkesë, qoftë edhe vendosjen e vizave vetëm për Mbretërinë e Bashkuar, dhe rikujtoj këtu që çdo vend i Bashkimit Europian, flas këtu për një procedurë të miratuar vite më parë, ka të drejtë t?i kërkoj Komisionit Europian rikthimin e vizave nëse atyre u cenohet siguria e tyre kombëtare. Dhe në këtë rast pikërisht bëhet fjalë për sigurinë kombëtare të tyre, për sigurinë e qytetarëve të tyre, për shkak të krimit të lartë, i cili tashmë është eksportuar nga pala shqiptare.

Ky vendim i paprecendtë, të cilin e kam paralajmëruar shumë kohë më parë, që pas konkluzioneve të Këshillit në Qershorin e kaluar, po vendos në rrezik një të drejtë të qytetarëve tanë, të fituar 10 vjet më parë për të lëvizur të lirë në hapësirën Shengen.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vendimi-i-holandes-rikthimin-e-vizave-gjosha-thirrje-cakajt-mos-u-merr-me-targat-dhe-pasaportat-diplomatike

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended