Mosdekretimi i Cakajt, Gjosha për Report Tv: Diplomaci nuk do të thotë të lexosh libra

  • 5 years ago
Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Klajda Gjosha është shprehur Report Tv se refuzimi i emërimit të Gent Cakajt për të qenë në krye të Ministrisë së Jashtme ka qenë tërësisht i merituar.

Ajo tha se ndaj figurës së Cakajt gjithnjë ka pasur pikëpyetjet e saj që lidheshin drejtpërdrejtë për eksperiencën.

?Pikëpyetjet kanë qenë për eksperiencën e tij, mos njohjen e Shqipërisë. Diplomacia nuk do të thotë të lexosh libra, por eksperiencë?, u shpreh Gjosha.

Duke përmendur edhe besueshmërinë e kërkuar brenda institucionit të MEPJ-së, deputetja e LSI-së e cilësoi vendimin e Metës të bazuar në Kushtetutë.

?Certifikata e sigurisë rrezikon sigurinë kombëtare. Në MEPJ kalojnë dokumente sekrete,në krye duhet të jetë një ministër i besueshëm?, tha ajo duke shtuar në fund se Partia Socialiste ka mjaft figura të besueshme nga ku mund të zgjidhet ministri i ri i Jashtëm.

Recommended