RTV Ora - Cakaj u heq targat diplomatike Konsujve të Nderit, do pajisen me shenja ovale

  • 5 years ago
#rtvora
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka vendosur që të heqë targat CD nga automjetet e 38 Konsujve të Nderit në vendin tonë. Ky vendim vjen në një moment kur ky dikaster ka nisur reformimin në fushën e displomacisë.

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, ende pa zbardhur listën e plotë me 28 emrat e diplomatëve të shkarkuar, ka vendosur të heqë targat CD për Konsujt e Nderit të cilën janë të atashuar në vendin tonë.

Pak orë para nisjes drejt SHBA-së, ai tha se ata do të pajisen me targë kombëtare dhe me shenjë dalluese.

Cakaj: Kam vendosur marrjen e një mase tjetër të domosdoshme. Ka ardhur koha të zhbëjmë një praktikë sa origjinale në absurditetin e vet aq edhe në mopspërputhje me ligjet ekzistuese në Shqipëri dhe praktikat ndërkombëtare në përgjithësi. Jemi një vend në botë që kemi 48 Konsuj Nderi të veshur me privilegje diplomatike ngaqë operojnë me targa diplomatikë.

Bëhet fjalë për qytetarë shqiptarë që ne jemi të nderuar ti kemi si Konsuj Nderi, biznesmenë të njohur, afaristë të ndryshëm, pronarë mediash, analistë politik që janë të ngarkuar në Shqipëri si Konsuj Nderi nga vende të ndryshnme, pothuajse çdo kontinent i botës dhe qarkullojnë me privilegje të caktuara diplomatike në Shqipëri dhe jo vetëm njësoj si Ambasadorët dhe trupi diplomatik i akredituar në Shqipëri.

Cakaj theksoi se janë 38 Konsuj Nderi, të cilët në shkelje të ligjit janë pajisur me targa CD, hyjnë dhe dalin nga kufijtë e vendit jo si qytetarë të thjeshtë shqiptarë, madje as si shumica e zyrtarëve qeveritarë por si përfaqësuesit më të lartë diplomatik ndërkombëtar.

Cakaj: Ky privilegj special, krejt unikal në Europë, mbase dhe më gjerë është i pajustifikueshëm prandaj duhet të marrë fund.Informoj të gjithë personat në fjalë se zyra e protokollit do të fillojë menjëherë me kontaktimine tyre dhe ata janë të detyruar të dorëzojnë targat diplomatike dhe do të pajisen me menjëherë me shenjën dalluese ovale HCC.Në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe atë të Transportit do të veprohet me eficencë të plotë për të marrë të gjitha masat ligjore dhe administrative që targat në fjalë të dalin jashtë funksionit dhe përdorimit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/cakaj-u-heq-targat-diplomatike-konsujve-te-nderit-do-pajisen-me-shenja-ovale

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended