Thaçi: Ngadalësimi i liberalizimit të vizave, i papranueshëm - Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar këtë të hënë me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, ku ka kritikuar BE për vonesën e pakuptimtë në heqjen e vizave për Kosovën, vendin e vetëm në Ballkan që ende nuk ka liberalizim vizash në zonën Schengen.Presidenca bën me dije se Thaçi në fjalën e tij në Bruksel është shprehur se është e pajustifikueshme ngadalësimi i vendimit të liberalizimit pas plotësimit të kushteve.?Ngadalësimi i vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës është i pakuptimtë dhe i papranueshëm, pavarësisht arsyetimeve të vazhdueshme nga BE-ja dhe shtetet anëtare?.Presidenti Thaçi tha se Brukseli dhe Perëndimi janë orientimi i vetëm strategjik i Republikës së Kosovës.Sipas tij, rajoni po vazhdon të jetë në një status-quo të vështirë, e cila, siç tha, i ngadalëson shumë procese.?Zgjidhja e të gjitha mosmarrëveshjeve ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe një qartësi, dinamikë dhe zotim më i madh i BE-së për perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor janë përgjigjja më e mirë ndaj këtij stagnimi?.Procesi i liberalizimit të vizave midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian ka nisur që në vitin 2012.

Recommended