RTV Ora - Prifti: Drejtorlliku në Shqipëri ka mbetur tek vitet ‘70

  • 5 years ago
#rtvora
Pedagogu Rezart Prifti i ftuar në emisionin ?Ekopolitikë? në RTV Ora deklaroi se institucionet tona, duke filluar nga ministritë vuajnë nga eksperienca menaxheriale.

Prifti thotë se drejtorlliku në vendin tonë është akoma i një mode '70-çe duke filluar që nga mbajtja e dokumentave, e deri tek trajtimi i njerzëve.

Pjesë nga biseda në studio:

Prifti: Nga vëzhgimet që unë kam bërë, institucionet tona, madje edhe ministritë vuajnë nga eksperienca menaxheriale.

Kadia: Çështja menaxheriale është shqetësimi kryesor pse nuk ka staf lokal të mirëkualifikuar?

Prifti: Kam disa ditë që po e studioj këtë, kam marrë edhe disa raste studimore nga eksperiencat tona të brendshme. Drejtorlliku këtu është akoma i një mode '70-çe duke filluar që nga mbajtja e dokumentave deri tek trajtimi i njerzëve. Që nga pjesa ku thonë "shef" sot e kësaj dite, është një terminologji pak e rëndë. Mund të duket që ky shtet ka vuajtur për menazher. Po, po ky shtet vuan për menaxherë të mirë. Të gjitha institucionet tona vuajnë për menaxherë të mirë. Sidomos në kohën që ne jemi sot, ku fondet nuk mungojnë, edhe taksat e brendshme edhe të donatorëve të huaj nuk mungojnë. Kur vjen puna tek taksa e biznesit tonë janë të keqmenaxhuara, jo të pambledhura.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/prifti-drejtorlliku-ne-shqiperi-ka-mbetur-tek-vitet-70
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended