RTV Ora - Festë nën tinguj Jazz-i, Shkodra rikthim në vitet '40-'50

  • 5 years ago
#rtvora
Tingujt e muzikës Jazz dhe vallëzimet gjallëruan Shkodrën për 12 orë ndërsa në kryeqendrën e veriut u mbajt edicioni i katert i të ?Swing Marathon?. Eventi kulturor nis nga Tirana, ku qindra persona udhëtuan drejt Shkodrës me tren si një rikthim në vitet '50.

Kanë udhëtuar me tren nga Tirana drejt Shkodrës, për një festë. 4 orë e 30 minuta në një mjet transporti pothuaj të harruar në Shqipëri, që merr jetë mbi shinat e hekurudhës së vjetër, të inaguruar në vitin 1947.

I konceptuar si rikthim në vitet '40-'50, qytetarë të të gjitha moshave u bënë bashkë në udhëtimin më të bukur dhe ritmik, atë të ?Swing Marathon?, kushtuar ditës ndërkombëtare të Jazz-it.

Festivali i organizuar për herë të katërt në Shqipëri, eventi kulturor, që gjallëroi rrugët e qytetit përmes ngjyrave, muzikës dhe vallëzimeve.

"Unë tani jetoj në Tiranë, por ndjehem i gëzuar sa herë kthehem në Shkodër sepse vërtet është qyteti më i bukur në Shqipëri".

Duke i përshkuar në këmbë akset kryesore, ndalesa e parë e festimeve ishte në sheshin përpara ?Kafes së Madhe? një prej simboleve të kryeqendrës së veriut.

Të gjithë i duan këto ritme, kërcejnë me to dhe për orë të tëra vendosin t?i ikin rutinës së përditshme.

"Jam i lumtur që gjendem këtu sepse është një festë unike në botë. Më pëlqeu edhe sepse shqiptarët janë të mrekullueshëm, na dhuruan atmosferë. Ishte nder për ne, organizim perfekt, shkoi çdo gjë mirë.

"Thjesht shprehem gjërat e bukura të muzikës së Jazz. Kemi udhëtuar për herë të parë nëpër Shqipëri, është e pabesueshme, vend i bukur".

Teatri ?Migjeni? ishte ndalesa e fundit, aty ku për orë të tëra muzika, vallëzimet dhe ngjyrat që na kthyen pas në kohë u shkrinë në një.

Nuk munguan as interpretimet e këngeve shkodrane të riorkestruara sipas tingujve të Jazz-it.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/feste-nen-tinguj-jazz-i-shkodra-rikthim-ne-vitet-40-50
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended