Bashkeshortja identifikon grabitesin e vrare

  • 5 years ago
Personi i vrarë gjatë grabitjes të së martës në Aeroportin e Rinasit është Admir Murataj. Protagonist dhe organizator i të paktën tre grabitjeve të tjera të parave të bankave, dy në 2015-n dhe një 2017-n, për të cilën vetëm pak kohë më parë u dënuan 8 persona, Murataj ishte person i shpallur në kërkim prej 2 vjetësh. Ai mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, pas grabitjes së parave ditën e djeshme.

Ka qenë bashkëshortja e Muratajt, e cila konfirmoi identitetin e tij mëngjesin e kësaj të mërkure në Morgun e kryeqytetit.

Ndërkohë nga burime për tvklan.al mësohet se një ditë më parë, Policia Shqiptare dërgoi drejt Greqisë shenjat e gishtërinjve të Muratajt për ekspertizë. Mësohet se shenjat e gishtërinjve përputheshin pothuajse plotësisht, por ajo që nuk përputhej është mosha.

E gjitha ngjarja në fjalë ndodhi rreth 15:00. Persona të maskuar dhe të armatosur arritën të grabisnin miliona euro gjatë kohës që po ngarkoheshin në avion.

Autorët hynë në pistën e Rinasit në kohën kur thuajse kishte përfunduar ngarkimi i thasëve me para të tre bankave të nivelit të dytë që operojnë në Shqipëri. Nën kërcënimin e armëve ata morëm thasët me para në pjesën e kargos së avionit.

Emri i Admir Murataj si personi i cili u vra gjatë kësaj grabitjeje doli fillimisht nga mediat greke. I akuzuar për një sërë veprash të rënda penale në këtë shtet, përfshirë vrasje e grabitje me armë, në 2013-n Murataj arriti të arratisej nga burgu i Trikallës sëbashku me 10 të burgosur të tjerë./tvklan.al

Recommended