RTV Ora - Basha: Rama po e çon vendin drejt një përplasje të pashmangshme civile
  • 5 years ago
#rtvora

Kryetari i PD, Lulzim Basha në një fjalim të gjatë në protestë dha mesazhin e qartë se zgjedhje me Ramën kryeministër nuk do të ketë.

Ai tha se këmbëngulja e Ramës për të shkuar në zgjedhje pa opozitën në 30 qershor, po e çon vendin drejt një përplasje civile.

"Rama sakrifikoi gjithçka tuajën për një qëllim, pushtetin e tij. Për këto arsye kërkon ta çojë vendin drejtë një përplasje të pashmangshme civile", tha Basha para protestuesve.

Basha tha se nuk kërkon pushtet në tavolinë, ndërsa tha se Rama nuk e përçan dot as opozitën dhe as shqiptarët.

PJESE NGA FJALA E KREUT TE PD-se LULZIM BASHA

Nuk duam pushtet në tavolinë

Gati jemi, sepse në këtë betejë ne nuk u futëm për të marrë pushtet, opozita e bashkuar si asnjëherë më parë dhe e bashkuar do të jetë drejt fitores për të hapur kapitullin e demokracisë së vërtetë evropiane. Ne prandaj u futën në këtë betejë duke u rreshtuar në krah të popullit dhe fitorja do ti takojë çdo shqiptari.

Ndaj as duam dhe as do të kërkojmë pushtet në tavolinë me Ramën. Ne jemi bashkë, nga i pari tek i fundit, nuk na përçan dot Edi Rama dhe krimi. Fundi i Tiranës po afron.

Por ne jemi të vendosur për ta bërë këtë fund të pakthyeshëm. Bashkë me Ramën do të përcjellim mundësin që tirani ti mbivendoset sovranit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/basha-garanci-fitoren-e-betejes-rama-ik

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended