Presidencialet, Siljanovska: Angazhimi jonë, sundimi i së drejtës

  • 5 years ago
Kandidatët për president kanë vazhduar fushatën elektorale duke paraqitur në qytetarëve argumentet se kush ka platformën më të mirë për ardhmërinë e vendit, nëse do të zgjidheshin president. Angazhim i joni është sundimi i së drejtës e cila aspak nuk ekziston në Maqedoni, kështu ka deklaruar nga Koçani, kandidatja e VMRO DPMNE-së, Gordana Siljanovska. Sipas saj, të gjitha raportet për Maqedoninë flasin për sistem autoritar dhe shkeljen e të drejtave të njeriut. Siljanovska ka akuzuar pushtetin se reformë të vetme e ka ndryshimin e emrit të shtetit. Ajo ka përsëritur qëndrimin se në rast të fitores do të punojë për revidimin e marrëveshjes dhe kthimin e emrit, Maqedoni.

Recommended