Zbardhet dinamika e vrasjes se Kurtit

  • 5 years ago
Zbardhet e gjithë dinamika e vrasjes së Jurgen Kurtit në Tiranë. Në bazë të përgjimeve të Prokurorisë dhe pamjeve të kamerave të sigurisë pranë vendit të krimit, rezulton se Elsi Levendi ka njoftuar Klodian Banen se Jurgen Kurti ka dalë nga palestra dhe po shkonte drejt hyrjes së pallatit. Në pamjet e sekuestruara duket dhe makina Benz që është përdorur nga autorët. Ky mjet ka bërë disa lëvizje, madje ka hyrë dhe kundravajtje pranë vendit të ngjarjes.

Nga makina ka dalë atentatori që dyshohet të jetë Klodian Bane, i cili ka qëlluar disa herë mbi 26-vjeçarin. Më pas mjeti Benz është larguar drejt kopshtit zoologjik. Shumë pranë vendit të krimit rezulton se nje person ka ndërruar targat duke vendosur ato origjinale. Kjo lëvizje ka sjellë dhe identifikimin e pronarit të mjetit, i cili rezulton të jetë Klodian Bane.

Pas kryerjes se atentatit, Elsi Levendi largohet me një taksi të cilën e mori tek Posta nr.8 dhe është larguar në drejtim të zonës së liqenit të thatë. Aty është takuar me Klodian Banen dhe pas disa minutash mbërrin dhe Olsi Qalliaj me një mjet Audi.

Të gjitha këto fakte e kanë bindur Gjykatën që të japi masën e arrestit me burg për tre të rinjtë, të cilët mohuan se kanë lidhje me ngjarjen. Ende nuk dihet motivi që çoi në ekzekutimin e Kurtit, ndërkohë që hetimit janë shtrirë në pistën e hakmarrjes.

Tv Klan

Recommended