Rindërtohet dinamika e vrasjes së Arben Bilalit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një ditë pas ekzekutimit të ish efektivit të policisë, hetuesit kane rindërtuar dinamikën e ngjarjes, ndonëse nuk kanë ende asnjë te arrestuar apo autor te dyshuar.Familjarë të viktimës i kane thene policisë se Arbeni dilte shumë rrallë nga banesa e shoqërohej me personat më të afërt të tij. Mesditën e së mërkurës, 50 vjeçari kishte dalë për të takuar shokun e tij, dhe teksa ishte duke u kthyer në banesë, atentatorët i zune pritë.Nga deklarimet e marra, por edhe nga këqyrja e kamerave të sigurisë rezultoi se Arben Bilali sapo zbriti nga makina e mikut të tij, në momentin që u qëllua me breshëri plumbash.Ai u mor në pyetje por nuk ka dhene fakte te vlefshme per hetiminj.Dyshimet janë se atentatoret i mbajten nën vëzhgim lëvizjet e Bilalit që nga momenti i daljes së tij nga banesa.Grupi hetimor i ka përqendruar hetimet ne pisten e hakmarrjes për shkak të hasmërisë. Vite më parë, Arben Bilalit i janë vrarë edhe dy vëllezërit, Bujari në vitin 1997 dhe Leonardi në 2010-ën.9 vjet më parë, pre e atentatit ra edhe Arben Bilali, ku mbeti i plagosur.Lidhur me ngjarjen e rëndë te se mërkurës, policia shoqëroi më shumë se 15 persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e krimit.

Recommended