Serbia kujton bombardimet e NATO-s

  • 5 years ago
Këtu ka bombarduar aleanca veri atlantike e NATO-s njëzet vjet më parë. Kurora lulesh janë vënë në tërë Serbinë për ditën e përkujtimit. Manifestimi kryesor është në qytetin jugor të Nishit, në afërsi të Kosovës.

Sasha Gjorgjeviç është fotoreporter dhe ka dokumentuar luftën në këtë zonë. Në Kosovë ka shumë miq dhe si profesionist është i njohur. Ka qenë një nga mijëra njerëz që ka marrë ftesën për mobilizim dhe i është dashur të bëjë punë të tjera. Lufta është tmerr thotë dhe shpreson që një ditë të mos dokumentojë në objektiv ngjare lufte dhe tensione. 

"Më kanë telefonuar miq nga jashtë Serbisë dhe më kanë thënë se avionët u nisën dhe as atëherë nuk e kam besuar një gjë të tillë. Askush nuk ka besuar se do të ndodhin bombardimet. Më vonë mora ftesën të mobilizohem dhe ka qenë e pabesueshme. Lufta është gjëja më e shëmtuar që mund të ndodhë".

Sinagoga e qytetit. Këtu është hapur një ekspozitë me fotot e luftës. Në këtë qytet kishte nisur edhe revolucioni kundër Sllobodan Millosheviçit. Bombat kasetore, aeroporti, shtëpi të djegura dhe objekte ushtarake janë kujtimet e kapura në çast. Lufta duket si një e shkuar e pa kthyer pasi konflikti vazhdon.

"Përkujtime u bën nëpër tërë Serbinë. Për 78 ditë NATO kishte bombarduar shumë caqe dhe kishte bërë edhe disa gabime. Në Serbi thonë se nuk kanë patur faj dhe e quajnë agresion".

Jellena Cosin, është nga Fushë Kosova. Qytetin jugor me lumë e ka bërë adresë pas luftës. Në ditarin e atëhershëm të 13-vjeçares ishin përzier simpatitë rinore dhe bombat. I ati i saj është viktimë e trazirave të Marsit 2004. Ajo ka shumë miq shqiptarë dhe flet kundër luftës. Tani ngjarjen e ndjek si gazetare.

"Mua nuk më ka sjellë asgjë të mirë lufta dhe mendoj se shumë njerëzve nuk u ka sjellë asgjë. Lufta në çdo vend i sjell të mira vetëm disa personave, kurse ne na sjell vetëm vuajtje.

Bombardimet e NATO-s sollën marrëveshjen e Kumanovës dhe forcat serbe u tërhoqën nga Kosova. Dy dekada më vonë lufta vazhdon të jetë pjesë e fjalorit. 

Tv Klan

Recommended