Vijojne bombardimet e NATO-s - (19 Maj 1999)

  • 4 years ago
Aeroplanët e Natos bombarduan mbrëmë një depozitë karburanti në afërsi të Beogradit në natën më të qetë të bombardimeve që nga fillimi i fushatës ajrore. NATO ka njoftuar sot se moti i papërshtatshëm ka penguar realizimin e sulmeve të planifikuara. Megjithatë përveç këtij sulmi në afërsi të Beogradit janë sulmuar shumë objektiva në Kosovë.

Zyrtarët e Lartë të Aleancës deklaruan se aeroplanët e saj kanë goditur me sukses shumë objekte tokësore në Kosovë, përfshirë tanke, autoblinda, mortaja dhe mëse 20 topa artilerie. Disa sulme janë bërë edhe gjatë paradites së sotme. Zyrtarët e NATO-s në deklaratat e sotme për shtyp kanë paraqitur bilancin e dëmeve të makinerisë luftarake të Millosheviçit.

Janë shkatërruar 1/3 e tankeve dhe e artilerisë së rëndë. 70% e avionëve MIG-29, 34% e armatimit të rëndë etj. Nga selia e NSTO-s është shprehur optimizëm se fushata ajrore e Aleancës po jep rezultate. Krahas dezertimeve të forcave në Kosovë kjo shihet edhe në pakënaqësitë në rritje te qytetarët e Serbisë. Familjet e ushtarëve serb që po shërbejnë në Kosovë, kanë protestuar duke kërkuar kthimin e bijëve të tyre të gjallë./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/