Perkujtohet 20-vjetori i sulmeve te NATO-s

  • 5 years ago
Historianë e politikanë kanë vënë në plan të parë se ndërhyrja e NATO-s kundër caqeve ushtarako-policore serbe pengoi genocidin në Kosovë, por edhe atë që quhet spastrim etnik. Për Ali Ahmetin, që para dy dekadash ishte ndër kryedrejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, NATO-ja në ballë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte ajo që u dha fund shtypjes dhe padrejtësive të gjata ndaj shqiptarëve.

I pranishëm në tubim, Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar kontributin e shqiptarëve të këtushëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Hoxhaj tha se tha se operacionet ushtarake të NATO-s dhe pozicionimi i drejtë i bashkësisë ndërkombëtare në ballë me Shtetet e Bashkuara, bënë që i gjithë Ballkani të hyjë në një epokë të re:

Zyrtari i lartë nga Kosova, Enver Hoxhaj, shprehu bindjen se një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, që nënkupton njohjen e ndërsjellë, vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe aderimin e Kosovës në OKB, do të shënonte edhe mbylljen e  njërës prej sfidave të fundit historike në rajonin e Ballkanit.

Tv Klan

Recommended