Report Tv-Përkujtohet 75 vjetori i çetës partizane 'Myzeqeja', Dritan Leli: Kujtimi nga të rinjtë

  • 6 years ago
Përkujtohet në Poro të Vlorës, 75 vjetori i krijimit të çetës partizane së Myzeqesë. Në një ceremoni festive, ku mbizotëronin me muzikë patritotike dhjetëra të rinj, pasardhës së partizanve të kësaj çete, por banorët të zonës kanë kujtuar kontributin e kësaj çete që udhëhoqi luftën naciolal-çlirimtare në këtë zonë, prej të cilëve pati edhe shumë dëshmorë.

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli u shpeh se ndjehet i lumtur për të rinjtë e sotëm që mbajnë simbolin e partizanëve në shpatulla, pasi sipas tij vetëm duke njohur historinë dhe kontributin e saj mund të ketë të ardhme.

Ka të rinj plot që kanë srdhur këtu për të kujtuar dhe për të mbajtur gjallë frymën e patriotizmit. U jam pafund mirënjohës për vajzat dhe djemtë e Myzeqesë që 75 vitë më parë themeluan çetën e Myzeqesë për të cilën duhet të jemi të gjithë krenarë. Jam I lumtur që të rinjteë e sotëm mbajnë simbolin e partizanëve të atëhershëm për të na dhënë mësimin të gjithëve që ky vend do të ketë të ardhme, sepse një vend ka të ardhme kur ti ke respektuar historinë.

Dritan Leli, Kryetar i Bashkisë Vlorë
Në kuadër të ndjenjave për mbrojtjen dhe zhvillimin e kësaj zone, Leli u ndal edhe tek projektet e parashikuara nga qeveria në këtë zonë, siç është edhe projekti për aeroportin.

Një nga projektet e rëndësishme që qeveria dhe kryeministri Rama ka bërë për zonën e Myzeqesë është pikërisht aeroporti në zonën e Akërnisë. Janë duke punuar të gjithë që ky projekt i rëndësishëm të jetë në territorin e bashkisë së Vlorës, sidomos në Myzeqe, sepse duke pasur projekte të mëdha, ato prpblematika të vogla si, uji i pijshëm, rrugët e pashtruara, janë pjesë e zhvillimit natyral. E rëndësishme është që ne të punojmë me një strategji të madhe Kombëtare, siç është aeroporti i Akërnisë, Vlorës gjithë Myzeqesë, i cili do të bëjë që kjo zonë do të ketë gjithë zhvillimin më të madh historik , përsa i përket infrastrukturës dhe ekonomisë familjare.

Dritan Leli, Kryetar i Bashkisë Vlorë

Recommended