Skip to playerSkip to main content
  • 17 years ago
Presidenti Sejdiu priti kikboksierët e përfaqësueses së Kosovës
Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka pritur sot ekspeditën e kikboksierëve kosovarë, para nisjes për në Berlin të Gjermanisë, ku do të marrin pjesë në Kampionatin botëror të kikboksit. Në këtë kampionat, që mbahet prej datës 22 deri më 28 tetor, Kosovën do ta përfaqësojnë 6 kikboksierë: Ilir Menxhiqi, Burim Shala, Qëndrim Makolli, Shefqet Mjekiqi, Yll Maliqi dhe Ilir Canolli.
Presidenti Sejdiu i uroi kikboksierëve kosovarë suksese në këtë kampionat, duke shprehur njëherësh edhe përkrahjen e plotë të presidencës. "Ky është një shkas i mirë që e pres ekipin e përfaqësueses së Kosovës në kikboks, së bashku me drejtuesit e federatës dhe trajnerët. Për ne është nder i madh që Kosova do të përfaqësohet në Kampionatin botëror në Berlin. Po ashtu jam thellë i bindur se këta djelmosha do të përfaqësojnë në mënyrën më të mirë të mundshme shtetin tonë dhe do të sjellin edhe medalje nga ky aktivitet", ka theksuar presidenti Sejdiu. Kryetari i Federatës së kikboksit të Kosovës, Fatmir Makolli, i premtoi presidentit se Kosova do të përfaqësohet denjësisht në këtë aktivitet. "Ne shkojmë në Berlin për medalje dhe jemi të bindur se nuk do t'iu zhgënjejmë, pasi kemi kikboksierë me cilësi të larta", ka thënë Makolli. Ndërkohë, përzgjedhësi Lutfi Menxhiqi, tha se kikboksierët kosovarë janë të përgatitur maksimalisht për këto sfida dhe po ashtu shprehu shpresën për fitimin e medaljeve.

Category

🥇
Sports
Comments

Recommended

sport-YLLI
18 years ago