E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 1! (24 mars 2019)

  • 5 years ago
www.tvklan.al Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN;

Kronikë më e plotë: https://tvklan.al/e-diela-shqiptare-emisioni-26-sezoni-11/

Dy histori të ngjashme të lindura në Facebook por njëra e përfunduar dhe tjetra në zhvillim. Esmeralda është martuar me Erjonin pasi janë njohur në rrjetet sociale dhe së shpejti presin të bëhen prindër. Por gjatë kësaj pritje të ëmbël një person i tretë po e ?hidhëron? lumturinë e tyre.

Esmeralda: Unë me Erjonin jam njohur në Facebook për ditëlindjen e Erjonit, në datën 3 Shkurt të vitit 2018 ai kishte postuar në rrjetet sociale: ?Kam ditëlindjen sot, kush më uron?? dhe unë e urova, pastaj ai dërgoi ftesë ja pranova dhe nuk i shkruajta. Në datën 16 Shkurt jemi takuar për herë të parë në Lezhë. Pas një javë u takuam përsëri dhe më tregoi historinë e tij. Ai është fejuar një herë. Unë mendova se po më gënjente, nuk e besova. Ashtu si më ka njohur mua edhe atë e ka njohur në Facebook, por ai jepte besimin e tij. Aty vendosi Erjoni të vinte në shtëpi dhe të më kërkonte, tregonte çdo gjë, nuk mbante sekrete, por mami nuk ishte dakord, sepse kishim besime të ndryshme unë katolike ai mysliman. Familja nuk ishte dakord. Unë isha 17 vjeçe, por dashuria nuk njeh moshë. Unë vendosa të ikja nga shtëpia me Erjonin, ishte një vendim i përbashkët. Erjoni ishte 23, ndërsa unë 18. Në 3 Maj bëra 18 dhe të nesërmen ika se kishim frikë mos na denonconte familja ime. Gjithë natën rrinim pa gjumë deri vonë.

Ardit Gjebrea: Në momentin që një familje nuk i kthehet vajza në shtëpi deri në darkë, çfarë ndodh?

Esmeralda: Ata më merrnin në telefon, unë nuk i përgjigjesha, në darkë i hap motrës telefonin e cila është e martuar edhe i them mos më kërko, jam tek Erjoni. Ju e dini se ku jam, mos u mërzisni. Ajo më tha hajde, por unë i thash nuk vij.

Ardit Gjebrea: Mjaltë kishte ky Erjoni?

Esmeralda: Mjaltë duhet të kishte, përderisa më tërhiqte aq shumë, sepse ne i premtuam njëri-tjetrit edhe nëse nuk do familja.

Ardit Gjebrea: E kuptova, po nuk u ktheve në shtëpi.

Esmeralda: Jo nuk u ktheva.

Ardit Gjebrea: Bëtë dasmë?

Esmeralda: Po, dasmën e kemi bërë. Familja ime nuk pranoi, por me familjen e Erjonit e bëmë në datën 16 Dhjetor, në ditën kur jemi takuar për herë të parë me njëri-tjetrin.

Por jo gjithçka ka shkuar mirë për Esmeraldën dhe Erjonin, ajo tregon se ata nuk janë të qetë nga ish e fejuara e tij...

Recommended