E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 2! (10 mars 2019)

  • 5 years ago
www.tvklan.al Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN;

Kronikë më e plotë: https://tvklan.al/e-diela-shqiptare-emisioni-24-sezoni-11/

E ëma e Bukuries është ndarë nga jeta përpara një viti dhe më shumë nga të gjithë mungesën e saj e ka ndier Bashkimi, bashkëshorti i të ndjerës. Përpara disa muajsh, fati e njohu me Mimozën, me të cilën u pëlqyen dhe ranë dakord të kalonin jetën sëbashku. Por në momentet e fundit, Mimoza ndryshon mendje. Bukuria ka ardhur enkas nga Danimarka për t?i dhënë një mesazh Mimozës, por në studion e programit ?E Diela Shqiptare? ka ardhur edhe Bashkimi nga Gjermania, i cili në një studio dëgjon të gjithë mesazhin.

?Para një viti, për shkak të një sëmundje të rëndë humba nënën. Djali i dajës u martua në verë dhe babai shkoi krushk në një dasmë në Shqipëri dhe i folën për një grua. Ata pinë një kafe dhe ajo nuk e pranoi babain, sepse i vinte turp, por unë mendova t?i flas në Facebook dhe kështu bëra. Ajo e hapi telefonin, folëm bashkë, kaluam shumë mirë, por nuk e pranoi babain, sepse i vinte turp dhe vëllai i thoshte se je e madhe dhe nuk ke moshë për t?u martuar. Edhe asaj i ka vdekur burri, nuk ka fëmijë, jeton vetëm. Unë e mora në telefon dhe i bashkova të dy me një grup në WhatsApp ku të flisnin bashkë, por ajo ishte e turpshme dhe nuk fliste shumë. Kaluan dy muaj që flisnin bashkë dhe ajo vendosi të vinte në Gjermani, la punën në Peqin dhe do t?i bënim babait një surprizë, do shkonim në Gjermani, por pastaj duke qenë femër tha që të vinte babi ta merrte nga Peqini në Gjermani. Unë pranova dhe erdhi babai në Kosovë dhe shkoi në Shqipëri, ata pritën Vitin e Ri bashkë, ndenjën bashkë në shtëpinë e saj. Ajo ishte e gëzuar, u emocionua shumë, ishte përgatitur për të ikur në Gjermani, shkëmbyen edhe unazat. Papritmas ajo bëri valixhen gati për të shkuar në Kosovë e më pas në Gjermani. Të gjithë e morën vesh që ata do martoheshin. Unë u mërzita, sepse Mimoza papritmas tha nuk dua. Babi u shqetësua shumë, nuk e di se çfarë e pengoi Mimozën që mos të vinte, por ai u nis i vetëm për në Kosovë dhe gjithçka u prish. Ajo nuk donte dhe nuk dha asnjë arsye. Erdhi prapë në Peqin me xhaxhain, një mik dhe tezen, por Mimoza nuk ishte në shtëpi. Unë i shkruajta dhe i kërkova një arsye se pse ndryshoi mendim dhe më tha se nuk më lë vëllai. Je e madhe dhe nuk do të martohesh.?

Ardit Gjebrea: Ti ke folur më pas me Mimozën?

Bukuria: Jo, unë jam përpjekur, por ajo s?ka pranuar të flasë më, sepse thotë që e tradhëtova Bukurien. Ne asnjëherë nuk jemi takuar, vetëm nëpërmjet Facebook. Ndoshta më ka harruar, por unë nuk e harroj atë.

Ardit Gjebrea: Veprimi yt është nga ato të rrallët. Ju keni mamin në zemër, por edhe babain që do ta shohësh të lumtur.

Gazetari i rubrikës ?Ka Një Mesazh Për Ty? shkon në Peqin për t?i dhënë mesazhin Mimozës, të cilën e gjen në punën e saj të përditshme si banakiere. Ajo pranon ftesën dhe vjen në studion e programit ?E Diela Shqiptare?.

Ardit Gjebrea: Ç?mund të më thuash për jetën tënde?

Mimo...

Recommended