RTV Ora - Gramsh, i sëmuri mendor vret gruan, ishte dënuar dy herë për dhunë

  • 5 years ago
#rtvora

Krimi në familje që tronditi Gramshin ka qenë i paralajmëruar. 35-vjeçari, i cili mbyti me duar bashkëshorten e tij, është dënuar dy herë për dhunë në familje dhe trajtohet me kemp si i sëmurë mendor.

Si ndodhi ngjarja

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth mesnatës së të premtes, pak pasi çifti ra në gjumë.

35-vjeçari mbyti bashkëshorten tepër i qetë dhe më pas doli nga dhoma e gjumit duke i rrëfyer të atit aktin e vrasjes.

Më pas shkoi tek motra e tij në fshatin Lumaras të Beratit me mushkë ku i tregon për vrasjen e 32-vjeçares e më pas rikthehet sërish në banesën e tij.

Por kush është autori?

35-vjeçari është babai i tre fëmijëve, një vajze në klasën e gjashtë dhe dy djemve, njëri në klasë e tretë dhe tjetri në kopsht.

Mësohet se ai ishte i sëmurë mendor dhe njihej si tip problematik në familje pasi ushtronte dhunë të vazhdueshme në familje, e sidomos ndaj të ndjerës.

Vrasësi ka kryer dy dënime për dhunë në familje dhe trajtohej me kemp si i sëmure mendor.

Në momentin e ngjarjes fëmijët nuk ndodheshin në banesë por tek gjyshja e tyre në Berat.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/gramsh-i-semuri-mendor-vret-gruan-ishte-denuar-dy-here-dhun

Follow RTV Ora

Subscribe To "RTV Ora" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended