Report TV - Koplik, krim në familje,i sëmuri mendor vret gruan me sëpatë

  • 6 years ago
KOPLIK-Krimi godet sërish në familje. Pasditen e sotme pas një sherri në familje burri ka goditur me sëpatë gruan duke e lënë të vdekur në vend. Viktima është Lumturie Bajrakurti, ndërsa autori është Ylber Bajrakurti, i cili është arrestuar menjëherë nga policia.

Ylber Bajrakurti 42 vjeç sipas policisë së Shkodrës kishte probleme dhe trajtohej si i sëmur mendor, ndërsa shkak i sherrit ishte bërë xhelozia në çift. Pas konfliktit 42-vjeçari masakroi gruan. Sherri ka nisur brenda në banesë dhe ka vijuar jashtë saj, ku burri ka marrë sëpatën duke e goditur në kokë.