Balla: Shkëlzeni t’i lërë llafet, duhet të rihetohet!Berisha: Bëhu gati

  • 5 years ago
Vetëm pak pasi Shkëlzen Berisha sqaroi vendimin e dhënë nga Gjykata në Floridas për çështjen Gërdeci, duke i quajtur gënjeshtra gjithë sa ishin thënë për përgjegjësinë e tij dhe akuzat për cështjen ?Gërdeci?, ka reaguar kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. I pyetur nga gazetarët për këtë vendim, pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, Balla tha se mediat nuk duhet të heshtin për këtë vendim duke mos e pasqyruar.

?Do i bëja një apel medias që të mos mbyllë ekranet për vendimin e Gjykatës së Floridës, i cili është një mësim edhe për drejtësinë shqiptare se si duhet rihetuar dhe rigjykuar çështja e Gërdecit. Nëse Shkëlzen Berisha pretendon se është i pafajshëm, t?i lerë fjalët por të jetë i disponueshëm për t?u hetuar dhe gjykuar ashtu sic e meritojnë ata që mbajnë përgjegjësinë për vrasjen e 26 shqiptarëve të pafajshëm që ishin marrë në punë ata që e kishin ngritur atë fabrikë vdekje?, u shpre Taulant Balla.

Ndërkohë, duke komentuar vendimin e gjykatës ai shprehet:

?Vendimi gjykatës së Floridës është model edhe për drejtësinë që po lind në vend, se si duhet të bëhet hetimi për Gërdecin, çdo shqiptar e di fare mirë tashmë që ai është krim shtetëror i organizuar nga kryeministri i asaj kohe dhe njerëz të tij, familjarë dhe jo. Për këdo që di të lexojë një vendim gjykate, drejtësia amerikane konstaton faktin që në vend drejtësia është marrë me peshqit e vegjël dhe nuk u mor kurrë me ata që e organizuan, krijuan dhe përfituan nga fabrika e vdekjes në Gërdec. Ky është model se si duhet rihetuar dhe rigjykuar cështja e Gërcedit?