Report TV - Investigimi/ Shalla me dosje të dytë, ka dyshime se 'rrëmbeu' firmën e ujit

  • 5 years ago
Një kompani uji në Sarandë dyshohet se është tjetërsuar në mënyrë të çuditshme, nga Bashkim Shalla, fituesi i konçesionit 15-vjeçar të parkimeve në qytetin e Vlorës. Bëhet fjalë për kompaninë ?Blue Eye Watër?, aksionet e të cilës habitshëm kanë kaluar në 2018 nga biznesmeni Donald Shenaj dhe kompania e tij ?American Capital Group? tek kompania ?Blue Eye Water INC? që zotërohet nga disa shtetas amarikanë.

Të dhënat e siguruara tregojnë se i ndjeri Donald Shena në 2 maj 2016 ka nënshkruar një marëveshje për kalimin e aksioneve me palën blerëse shoqërinë amarikane ?Blue Eye Water INC?, kundrejt një shume qesharake prej 100 dollarë amerikanë, ndërkohë që vetë kompania shqiptare ?Blue Eye Water?, kishte një kapital 1milion lekë vjetra.Por jo vetëm kaq, kjo kontratë e nënshkruar në 2016 duket se është e falsifikuar, pasi kompania amerikane ?Blue Eye Water INC? në këtë periudhë ka dyshime se nuk ka ekzistuar.Nga verifikimet e kryera për kompaninë amerikane ?Blue Eye Water INC?, rezulton se kjo firmë Offshore është rregjistruar në shtetin e Delaëare në USA në datën 29 maj 2018, vetëm katër ditë pasi në Tiranë, kishte ndëruar jetë biznesmeni Donald Shena.Por ccuditërisht Qëndra kombëtare e biznesit (QKB) e ka pranuar regjistrimi e kalimi të aksioneve pa bërë asnjë verifikim, pra pa zbuluar që në momentin e aktit të shitjes (2016) blerësi nuk eksistonte fare. Ndërsa në momentin e regjistrimit të akt-marëveshjes, shitësi Donald Shenaj kishte vdekur.