Report TV -Gjyqtari i dosjes 'Hakmarrja për Drejtësi' para Vettingut

  • 5 years ago
Del para Vetting anëtari i Apelit te Krimeve te Rënda, Dhimitër Lara. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konstatuar probleme me pasurinë e Larës, por edhe me figurën. Ndaj tij janë bërë edhe pesë denoncime mes tyre edhe Laert e Orik Shytit, të denuar nga Lara si pjesë e organizatës ?Hakmarrja për Drejtësi?.

Sipas ankesës së Orik e Laert Shytit Lara kur i ka gjykuar ka qenë i përfshirë në korrupsion politik. I pyetur për këtë ankesë nga anëtarja e trupës gjykuese Etleda Çiftja, nëse ka shkelur ligjin në këtë rast, Lara i është përgjigjur se edhe nëse do të kthehej sërish në kohë do të jepte sërish të njëjtin vendim. KPK pritet të shprehet për Dhimitër Larën në datë 29 maj.

Recommended