Arrestohet punonjesi i bashkise qe qelloi me gur ne koke policin

  • 5 years ago
Arrestohet punonjësi i Bashkisë Mallakastër, që goditi punonjësin e policisë të FNSH me gur në kokë gjatë protestës së djeshme të zhvilluar në Fier

Në vijim të veprimeve hetimore dhe pas analizimit të pamjeve filmike dhe provave të tjera të mbledhura, u bë identifikimi i personit që goditi me gur në kokë punonjësin e policisë.

Si rezultat, rreth orës 13:10 u kap dhe u arrestua shtetasi P.I, 56 vjeç, banues në Ballsh (me detyrë inspektor mjedisi në Bashkinë Mallakastër).

Në vijim të veprimeve të kryera, policia e Fierit ka proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe 10 shtetas, si edhe janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 2 shtetasve të tjerë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale ?Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik?, ?Goditje për shkak të detyrës? dhe ?Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme?./tvklan.al