Ora News – Gjiknuri dhe Leli në Novoselë, premtojnë zgjidhjen e problemit të energjisë

  • 5 years ago
#oranews #damiangjiknuri
Në një kohë që po afron sezoni turistik vëmendja është përqëndruar në investimet në rrjetin energjetik në Vlorë. Deputeti i këtij qarku Damian Gjiknuri bashkë me kryetarin e Bashkisë Dritan Leli dhe drejtorin rajonal të OSHEE-së Erion Osmanaj zhvilluan një takim me përfaqësuesit e bizneseve që veprojnë në zonën e Novoselës ku janë kryer një sërë investimesh.

Banorët por edhe bizneset e Novoselës tashmë do të kenë një furnizim më cilësor me energji elektrike.

Deputeti, Damian Gjiknuri, së bashku me kryebashkiakun Dritan Leli kanë inspektuar investimet e realizuara në këtë zonë.

Gjiknuri: Kjo zonë është kthyer në zemrën industriale prodhuese dhe eksportuese të Vlorës. Natyrisht kjo zonë kishte një lloj mungese e cila natyrshëm duhej patjetër të adresohej në mënyrë që të zbusë ato problemet që biznesi ka pasur me energjinë. Probleme të trashëguara se rrjeti ka qenë i vjetër, bizneset janë shtuar, kërkesa për energji është shtuar.

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, premtoi se shumë shpejt do të ketë zgjidhje edhe furnizimi me ujë të pijshëm.

Leli: Shumë shpejt do të ketë një zgjidhje paralele edhe të problemit të furnizimit me ujë të pijshëm.

Brenda muajit mars fillon faza e re e investimit për ndërtimin e fiderit të ri Mifol-Novoselë që do të ndikojë drejtpërdrejtë në rritjen e cilësisë së furnizimit për 2360 abonentë familjarë dhe 350 abonentë privat.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/gjiknuri-dhe-leli-ne-novosele-premtojne-zgjidhjen-e-problemit-te-energjise-dhe-ujit-te-pijshem
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended