Ora News - Librazhdi me Hipotekë të re, Balla: Shërbim më të mirë në kohë dhe cilësi

  • 5 years ago
#oranews

Në kohën kur opozita zhvillon takime në rrethe për të ftuar qytetarët në protesta, PS përuron investimet e kryera në zonat e caktuar ku deputetët janë zgjedhur nga votat e elektoratit të tyre. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Hipotekave, Valdrin Pjetrin, kanë përuruar ambientet e reja të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Librazhd. Pas këtij investimit,Balla u shpreh se prioriteti i qeverisë është transformimi i shërbimeve publike.

Balla: Zyrat e regjistrimit të pasurive kudo në vend janë zyra shërbimi që si edhe kjo janë me të gjitha kushtet dhe eliminohen radhët. Njeriu që vjen merr përgjigje.

Ndërsa Valdrin Pjetri lajmëroi banorët e Librazhdit që deri me 15 Shkurt përfundon procesi i regjistrimit për çdo leje legalizimi.

Pjetri: Më në fund, qytetarët që nga 2012-ta që presin për të marrë lejen e legalizimit më 15 shkurt do të regjistrohet leja e fundit në bashkinë e Librazhdit.

Ligji i Kadastrës, që do të bashkonte në një të vetme ALUIZNI-n më Hipotekat, do të rishqyrtohet sërish nga mazhoranca pas kthimit në Kuvend nga President i Republikës.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/librazhdi-me-hipoteke-te-re-balla-sherbim-me-te-mire-ne-kohe-dhe-cilesi

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended