Ora News - Aksident në Kamëz, 28-vjeçari këmbësor përplaset për vdekje

  • 5 years ago
#oranews

Një 28-vjeçar humbi jetën pas një aksidenti në dalje të Kamzës, mbrëmjen e së hënës. Për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara mjeti I aksidentit e ka marrë zvarrë djalin e vetëm të familjes Luga, duke bërë që ai të humbë jetën menjëherë.

Një aksident i rëndë është regjistruar në dalje të Kamëz, ku për pasojë ka mbetur i vdekur 28-vjeçari Klodian Luga.

Automjeti tip Benz me targë AA 123 PA, drejtohej nga shtetasi me inicialet A.D, i cili është shoqëruar nga policia pas ngjarjes së rëndë.

Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë blutë e komisariatit nr.5 dhe ekspertët, të cilët sipas këqyrjes së ngjarjes konstatuan paraprakisht se mjeti tip Benz udhëtonte me shpejtësi të lartë.

Viktima është marrë zvarrë nga makina për rreth 200 metra. Si pasojë e plagëve të rënda 28-vjeçari, i cili ishte djal i vetëm i familjës ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Aksidentet vijojnë të jenë problem shqetësues, kjo edhe sipas shifrave të Instat, sipas të cilave, gjatë muajit janar janë shkaktuar 15 viktima, nga 13 që ishin vitin e shkuar për të njëjtën periudhë kohe.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/aksident-ne-kamez-28-vjecari-kembesor-perplaset-vdekje

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended