Ora News - Aksident i rëndë në Fushë Krujë, përplaset për vdekje 19 vjeçari

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 19 vjecar humbi jetën mbrëmjen e djeshme në rrugën nacionale Fushë Krujë-Tirana, pasi mjeti ku udhëtonte si pasagjer doli nga rruga.

Viktima u identifikua si Altin Çupi, banues në fshatin Larushk.

Ai udhëtonte si pasagjer në mjetin me targë AA 174 TR që drejtohej nga Florian Rranja .

Burime policore thanë se në tentativë për të parakaluar drejtuesi i mjetit humbi kontrollin dhe për pasojë doli nga rruga. Për pasojë 19 vjecari që udhëtonte si pasagjer mori plagë të rënda dhe humbi jetën.

Një grup ekspertësh i policisë kreu veprimet e para në vendngjarje për shkaqet e aksidentit fatal
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/aksident-i-rende-ne-fushe-kruje-perplaset-vdekje-18-vjecari

Recommended