Incidente ne burgun e Shkupit

  • 5 years ago
Dy ish ? ministra të Qeverisë Gruevski, të cilët janë në paraburgim në Shutkë, për shkak dyshimeve se janë organizatorët e ngjarjeve të 27 Prillit, janë sulmuar mbrëmë fizikisht në burgun e Shkupit. Sipas zyrtarëve, ata janë sulmuar nga një i burgosur nga rasti ?Lagjia e Trimave?, i cili në të njëjtën kohë është gjetur në oborrin e burgut.

Sulmi është bërë jashtë gjatë kohës së shëtitjes së rregullt nga një orë që e kanë të gjithë personat e burgosur. Incidenti në fjalë ka shkaktuar reagime dhe përplasje mes dy forcave më të mëdha politike në Maqedoninë e Veriut, kurse Kryeministri Zaev kërkoi përgjegjësi nga zyrtarët e burgut.


Drejtori i burgut, duke u thirrur në deklarata të dëshmitarëve okularë, ka theksuar se dy ish-ministrat kanë filluar një zënkë verbale me të dënuarit e Grupit të Kumanovës që më vonë ka kaluar në një përplasje të lehtë fizike. Incidentet ashpërsuan retorikën e opozitës në Maqedoninë e Veriut. Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski ka vizituar spitalin ku ka qenë i shtruar ish-ministri Janakievski dhe u ankua se nuk i është lejuar vizita. Ai ka tentuar me dhunë të futet në dhomat e spitalit.

?Nuk më lejuan ta vizitoj Janakievskin, e as dikush nga spitali na sqaroi se çfarë po ndodh dhe si do të zhvillohen ngjarjet. Ndodhi një ngjarje e rëndë para dhomës së Janakievskit ku policia me direktivë të dikujt nuk na lejoi vizitën?.

Kryeministri Zoran Zaev dhe ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska kanë dënuar këtë akt duke kërkuar përgjegjësi nga drejtori i burgut.

?Të ndodhin dy incidente të ndara brenda 45 minutave do të thotë se dikush nuk e ka kryer punën. Dhe për këtë shkak, pres që deri të hënën drejtori të japë dorëheqjen?.

Në opinion ka shumë spekulime lidhur me ngjarjen e mbrëmshme. Disa dyshojnë se është skenar i planifikuar që të rezultojë me arrest shtëpiak për ish-ministrat, të tjerët thonë se ata janë të manipuluar që të konfirmohet teza e ish-Kryeministrit se është arratisur për shkak të cënimit të jetës së tij në burg, kurse të tretët vlerësojnë se bëhet fjalë për revanshizëm të pastër.

Tv Klan