Familja e kërkon prej 20 vitesh/ Dëshmia: 36-vjeçaren e takova në burgun 302, ja cfarë më tha

  • 5 years ago
Pjesa e dyte e Pa Gjurme dt 23 Korrik Një dëshmi e re ka mbërritur për Teuta Rahmanin, 36-vjeçarja që u zhduk pa lënë asnjë gjurmë në vitin 1998 nga Tirana. Dyshohet se vajza deri në vitin 2010 ka jetuar në kryeqytet, pasi është parë teksa vizitonte të dashurin e saj në burgun 302 në Tiranë. Sipas dëshmitarit, ajo kishte pohuar se kishte shumë vite pa takuar familjen dhe origjina e saj ishte nga Kukësi.

Personi që ajo vizitonte në burg ishte Bajram Gjoci, ku për këtë të fundit dyshojnë edhe familjarët e vajzës. Prindërit e Teutës, janë shprehur në ?Pa Gjurmë? se vajza u rrëmbye nga Bajram Gjoci. Sipas të të njëjtit dëshmitar, Teuta kishte edhe një fëmijë me z. Gjoci nga Tropoja. Sipas informacioneve, ky i fundit jeton aktualisht ne Paris të Francës, ndërsa për Teuta Rahmanin ende nuk dihet asgje.

36-vjeçarja përpara se të humbiste jetonte në fshatin Canmëri të Kukësit. Ajo shkonte shpesh në shtëpinë e xhaxhait të saj Kelmentit me banim në Tiranë, ku dhe nga humbi. Ajo doli nga shtëpia herët në mëngjes, kur xhaxha Kelmenti e gjen dhomën bosh, ndërsa Teuta ishte zhdukur. Pas denoncimit në polici, ai pyet të gjithë nëse dikush e kishte parë Teutën, por askush nuk dinte gjë.

Recommended