Ora News - Deputetët firmosin lënien e mandateve, Basha: Vendim i vështirë, por s'kemi rrugë tjetër

  • 5 years ago
#oranews

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka votuar unanimisht për djegien e mandateve. Vendimin e komunikoi kreu i PD, Lulzim Basha, i cili tha se ky ishte një vendim i vështirë, i paprecedentë, por e vetmja rrugë. Pas vendimit, secili deputet ka firmosur deklaratën e lënies së mandateve.

Basha: Kam nderin dhe privilegjin, tju bëj të ditur vendimin unanim të Këshillit Kombëtar të PDSH, për djegien e mandateve parlamentare, me efekt të menjëhershëm.

Në këtë 20 shkurt të 2019, 28 vite pas rrëzimit të diktaturës më të egër, shqiptarët do të kenë në krahun e tyre PD. Njerëzit tanë do të jenë krah të qytetarëve si qytetarë të thjeshtë për të vendosur që kurrë më në Shqipëri mos të vendoset një regjim tjetër diktatorial. Kurrë më kushtetuta dhe ligjet mos të shkelen dhe dhunohen sic kanë ndodhur në këto 5 vite.

Ne hedhim këtë hap pasi kemi shteruar çdo mundësi për ti kthyer legjitimitetin institucioneve të mbëtura, pas urdhrit të sovranit i cili ushtoi në protestën më të madhe, në atë të të shtunës ne nuk kemi asnjë rrugë tjetër. Zgjedhim me përgjegjësi të plotë ti bindemi sovranit.

Përmes këtij vendimi, të vështirë dhe të paprecedent ne synojmë të çojmë deri në fund betejën tonë për vlerat evropiane. Ne do ta hapim derën që na çon drejt Evropës

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/djegia-e-mandateve-basha-vendim-i-veshtire-por-nuk-ka-rruge-tjeter

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended