RTV Ora - Surroi: Paqja s’ka rrugë të shkurtër, Kosova dhe Serbia të firmosin marrëveshje
  • 5 years ago
#rtvora
Për publicistin, Veton Surroi, bisedimet Prishtinë-Beograd, kanë nisur të ndërmjetësohen nga BE-ja me një gabim konceptual që në gjenezë. Sipas tij në kushtet kur përballë vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila legjitimoi pavarësinë e Kosovës, Brukseli pranoi që të merrte për bazë edhe qëndrimin e Serbisë, e cila e kundërshton mëvetësinë e shtetit më të ri të Ballkanit. Gjatë një konference, Surroi tha se për të gjetur paqen nuk ka rrugë të shkurtra dhe se palët duhet të vënë në themel të bisedimeve paqen afatgjatë.

Me një gjuhë ironike dhe duke shigjetuar arritjet e deritanishme, publicisti Veton Surroi, ka dhënë pikëpamjet e tij për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Në një konferencë të organizuar nga Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare, ai është shprehur fillimisht se gabimi i parë në këtë proces është bërë nga BE-ja, e cila pavarësisht vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që njohu si veprim të drejtë shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, pranoi që të ndërmjetësonte dialogun me dy pikëpamje të ndryshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/surroi-paqja-ska-rruge-te-shkurter-kosova-dhe-serbia-te-firmosin-marreveshje-te-qendrueshme

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended