Rreze Dielli 14 Shkurt 2019 - Të Gatuajmë me Znj. Vjollca P2 Salmon me mollë dhe qepë të njoma

  • 5 years ago
Salmon i pjekur me mollë dhe qepë të njoma

Përbërësit:
500 gr salmon
2 limona
1 lgj vaj ulliri
Kripë dhe piper i zi
1 tufë qepë të njoma
2 mollë (1 e kuqe, 1 jeshile)
1 lgj gjalp
1 lk mjaltë
Kopër

Përgatitja:
Fillimisht presim qepët e lara në unaza shumë të holla. Mollët i lajmë mirë dhe në një moment më të vonshëm gjatë kohës që do të pjekim peshkun do të presim në kubikë të vegjël me brinjë 1 cm(me gjithë lëkurë). Presim një limon në feta dhe limonin tjetër e shtrydhim. Marinojmë salmonin me kripë, piper e 1 lugë gjelle vaj.

Nxehim tiganin dhe shtojmë në të pak vaj. Vendosim fetat e limonit të prera shumë hollë dhe mbi to vendosim copat e salmonit. I lëmë ato deri sa të shohim që mishi fillon të ndryshojë ngjyrë . i kthejmë dhe i pjekim nga të gjitha anët.
Ndërkohë në një tigan tjetër vendosim 1 lugë gjelle gjalp dhe kaurdisim qepën e njomë për 5 minuta deri sa ajo të ulë volumin. Shtojmë mollët e prera në kubikë dhe pasi të kalojnë 3 minuta , e shuajmë mollën me 2 lugë gjelle lëng limoni, 1 lugë kafe mjalt, kripë, piper të zi dhe pak kopër. E alrgojmë dhe e servirim salmonin me një fetë limon të shoqëruar me qepët dhe mollë. ( Mollët duhet të mbeten krokante, jo të gatuhen plotësisht.)