Ora News - Gratë në fasoneri të pasigurta

  • 5 years ago
#oranews #grate

Gratë në fasoneri punojnë në kushte larg standarteve të punës. Këto janë përfundimet që bën me dije shoqëria civile, ISHSH dhe ISHS gjatë raportimit në nënkomisioninpër barazinë gjinore dhe parandalimin e dhunës ndaj gruas.

Inspektoriati i Punës mund të mbulojë me kontrolle vetëm 5 për qind të subjekteve.

Në raportin e paraqitur në nënkomisionin parlamentar për barazinë gjinore, bëhet e ditur se gjatë vitit të shkuar në këtë institucion janë paraqitur 93 ankesa nga vetë punonjësit, ndërsa janë realizuar 500 inspektime.

Arben Seferi: Arsyet e këtyre ankesave lidhen me cënimin e marrëdhënieve të punës, vonesa në dhënien e pagave, mosderdhje të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, largim i padrejtë nga puna dhe për kushte pune jo të favorshme.

Ndërsa Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor vuri në dukje disa mangësi të këtij institucioni.

Vjollca Braho: Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor nuk ka një laborator të tijin për të bërë analizat e nevojshme në inspektimet që shkohet. Ne nuk kemi mjete për të bërë inspektime, të gjithë punonjësit dhe grupet e inspektimit shkojnë me mjetet e tyre.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/grate-ne-fasoneri-te-pasigurta

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz