Rama: Nese do te votonin vetem gratë, PS do te fitonte 85 deputete

  • 5 years ago
Kryeministri Edi Rama thotë se Partia Socialiste do të fitonte 85 mandate deputetësh vetëm nëse në Shqipëri do të votonin gratë. Sipas tij, PS është partia më e votuar nga gratë dhe vajzat, e këtë fakt ai e mbështet në sondazhet e bëra por dhe nga rezultatet e zgjedhjeve të kaluara.

Në takimin që pati me gratë e këshillave bashkiakë dhe zv/kryetaret, Kryeministri Rama theksoi se nëse do të votonin vetëm burrat, numri i mandateve të deputetëve që do të fitonte Partia Socialiste do të ishte diku tek 70-74.

?Partia Socialiste është partia më e votuar nga gra dhe nga vajza. Këtë e tregojnë të gjitha anketimet që ne kemi bërë prej disa vitesh. E konfirmojnë proceset zgjedhore. Nëse në Shqipëri do të votonin vetëm gratë dhe vajzat, PS do merrte 85 deputetë vetëm. Po të votonin vetëm burrat, do të ishim rrotë më rrotë ose pak nën rrotë?, u shpreh Kryeministri Edi Rama.

Recommended