“Medalja e mirenjohjes” per ikonen e humorit, Skender Sallaku
  • 5 years ago
Në 5-vjetorin e ndarjes nga jeta të ikonës së humorit shqiptar, Skënder Sallaku, Bashkia e Tiranës u dha familjarëve medaljen e mirënjohjes.

?Vërtet Skënderi s?është me ne sot, por për ne që jemi rritur, brezi im, ndoshta i fundit që e mban mend me gjithë atë energji, është frymëzim, se njeriu nuk ka nevojë me qenë i pasur, i pushtetshëm, por duhet dashuri, kënaqësi, edhe për t?i dhënë qytetit një energji kaq të bukur siç i dha ai. Dua t?ua jap këtë medalje në shenjë mirënjohje për gjithë kontributin, po jo vetëm të tij, por të gjithë familjes.?

Kryebashkiaku Veliaj tha se një nga rrugët e kryeqytetit do të mbajë shumë shpejt emrin e aktorit të humorit Skënder Sallaku.

?Doja shumë që t?iu jepja lajmin e mirë se një nga rrugët e Selvisë, aty ku ai është rritur, ku e njohin si të lagjes, do të mbajë emrin e tij. Më vjen mirë që ka qenë pjesë e një procesi ku po mundohemi që emërtimet e rrugëve apo shkollave t?i bëjmë për njerëz që na japin shumë krenari, që na kanë dhënë shumë gëzim në jetën tonë.?

Skënder Sallaku është vlerësuar me titujt ?Artist i Merituar?, ?Artist i Popullit? dhe ?Mirënjohja e Qytetit të Tiranës?.

Tv Klan
Recommended