Korça hap dyert për spektaklin e humorit “Al Pazar” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Qyteti i serenatave, karnavaleve, muzeve dhe festave, Korça këtë fundjavë ka pritur në skenën e saj teatrale, artistët më në zë të humorit duke hapur dyert per Al Pazar.Ata që çdo të shtunë e kanë ndjekur rrugëtimin e këtyre artistëve, kanë vrapuar të gjejnë vende në teatër, por skena do të ishte gjithnjë e më vogël përballë turmës së njerëzve që donin të shijonin shfaqjen nga afër.Vendet e përcaktuara në teatër nuk janë mjaftueshëm. Personeli detyrohet të shtojë karrige.Një shfaqje ndryshe nga të tjerat, e zhveshur nga skenografia që jemi mësuar të shohim përmes ekranit të Vizion Plus, por shumë dinamike. Kështu ishte Al Pazar në Korçë, ku vërtetoi se publiku e do përmes duartrokitjesh.Një emocion e përgjegjësi ka qenë ky rrugëtim jashtë teatrit të tyre edhe për trupën e Al Pazar.

Recommended