Këto fragmente i përkasin filmit të parë të metrazhit të shkurtër, të krijuar nga Piro Milkani. Projektimi i ?Motiv i kotë? ishte një e papritur për regjisorin. Pas 60 vitesh kjo ishte hera e parë që e pa.
Në Ministrinë e Kulturës ishte i ftuar për të marrë medaljen e mirënjohjes nga ky institucionin.
Më herët ishte Çekia, vendi ku studio që i dha çmimin ?Falënderim, Njeriut të Zotë?, një nga vlerësimet më të rëndësishme që i bëhen kryesisht personaliteteve çeke nëpër botë. Rasti i Piro Milkanit përbën një përjashtim.
Është shkëputur nga shesh-xhirimi, por jo nga tryeza e përkthimit. 80 vjeç edhe me një karrierë të gjatë në kinemanë shqiptare me mbi 20 prodhime kinematografike, Piro Milkani i është dedikuar shqipërimit, së fundmi të librit ?Në Moravi nuk lulëzojnë ullinjtë?.