Report Tv-Polici faturino video seksuale me 15-vjeçaren, zbulohen detajet tronditëse

  • 5 years ago
Një zyrtar lokal i Policisë në Malësinë e Madhe ra në prangat e kolegëve të tij pas zbulimit të një skandali seksual ndaj një vajzë 15-vjeçare. Berhan Bajrakurti, specialist i policimit në Komunitet në Gruemirë, në Komisariatin e Policisë së Malësisë së Madhe, u arrestua një orë pas denoncimit që nëna e vajzës bëri në media, duke publikuar edhe video teksa inspektori i zonës i tregonte organin gjenital së bijës në video telefonata. Vajza 15-vjeçare e ka filmuar këtë moment, duke e paraqitur si një provë të fortë në polici, ku bënë edhe kallëzimin.

Të dyja thonë se kanë marrë edhe kërcënime prej inspektorit, i cili u vu në dijeni për denoncimin dhe shkoi në polici duke kërcënuar nënë e bijë. "Do ju zhduk, do ju shfaros", - ishin fjalët kërcënuese të tij, të cilat nëna ka guxuar t'i bëjë publike në media duke mos pasur ngurrimin edhe të publikojë videon me gjeste të turpshme nga ana e inspektorit të policisë Berahan Bajrakurti. Familjarët treguan se ata dhe vajza janë përndjekur dhe kërcënuar nga polici. Ata kanë shkuar në komisariatin e policisë ku denoncojnë se nuk janë pritur nga askush, ndërsa Bajrakurti i ka kërcënuar, më pas e denoncuan rastin në media.

Report Televizion mëson se shumë vite më parë, në 2008-ën, Bajrakurti është shkarkuar nga radhët e policisë për shkelje në detyrë.