Report TV - Kapet kreu i grupit që drogoi dhe shfrytëzoi seksualisht 17-vjeçaren në Fushë-Krujë
  • 4 years ago
TIRANE-Arrestohet Alket Brata, i akuzuar nga prokuroria si kreu i grupit që drogoi dhe shfrytëzoi seksualisht 17-vjeçaren në Fushë Krujë. 23-vjeçari i kërkuar për një sërë veprash penale u vendosur në pranga në kuadër të operacionit të koduar "Nikla", që ka nisur prej disa ditësh. Brata u arrestua në Tiranë në rrugën "Petrit Radovicka" gjatë kohës që drejtonte makinën pa leje drejtimi. 23-vjeçari akuzohet për prodhim dhe shitje droge, nxitje për përdorimin e drogës, shfrytëzim prostitucioni, por edhe vendosjen e tritolit në banesën e 17-vjeçares, e cila e denoncoi pak ditë më parë për shfrytëzim prositucioni.
Recommended