Mungojnë shkollat e riedukimit, të miturit nën 14 vjeç bëjnë krime - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Në Shqipëri 31 të mitur të moshave 14 deri 18 vjeç vuajnë aktualisht dënimin në institucionin e vetëm të posaçëm në Kavajë, i hapur që në vitin 2009 vetëm për këtë kategori. Por për moshën nën 14 vjeç ligjet shqiptare nuk parashikojnë asnjë trajtim. Megjithëse prej më shumë se 1 viti ka hyrë ne fuqi edhe kodi penal për të miturit dhe janë ngritur edhe seksionet e veçanta në gjykata, ekspertët shikojnë si domosdoshmëri ndërhyrje të tjera.Jordan Daci: ? Më përpara ne kemi pasur institucione të riedukimit, sot nuk i kemi, dhe ndaj është urgjente të hapen për të trajtuar të miturit që janë në konflikt me ligjin por nuk mbajnë përgjegjësi penale dhe nga ana tjetër i kanë sjellë dhe i rrezikojnë dëme serioze shoqërinë ?.Por çfarë i shtyn të miturit të përfshihen në krime? Psikologja klinike Besarda Taçi ka trajtuar disa raste ku është vënë re ?imitimi? i modeleve të gabuara.Besarda Taçi: ?Janë vënë re se në familjet ku prindërit janë me precedentë penalë, ka probleme me alkoolin ose drogën, por ka dhe një mos respektim të rregullave të sjelljes dhe mungon vëzhgimi apo kujdesi, adoleshentët janë më të predispozuar të bëhen pjesë e krimit apo të përdoren nga më të rriturit për interesa kriminale ?.Sipas ekspertëve një rol të rëndësishëm ka edhe shkolla, ku të miturit shfaqin shenjat e para të agresivitetit dhe prirjes kriminale ndaj duhen programe të posaçme për evidentimin e këtyre rasteve.

Recommended