Situata e fruthit në Shqipëri ISHP Ka 30 raste tek fëmijët nën 2 vjeç

  • 5 years ago
Insituti i Shëndetit Publik, ka nxjerrë një njoftim për situatën e fruthit në vend. ISHP bën me dije se deri në datën 22 janar të këtij viti, janë identifikuar 30 raste me fruth, tek fëmijët nën 2 vjeç. ISHP iu bën thirrje prindërve që të vaksinojnë fëmijët. Gjithashtu, ISHP, i bën thirrje spitaleve që të marrin masa për trajtimin e fëmijëve me fruth. Reagimi i ISHP vjen pas rastit të djeshëm, kur në QSUT, humbi jetën një foshnjë 4 muajshe.

Njoftimi i plotë

Lidhur me situatën e Fruthit në Shqipëri, Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se deri në datën 22 Janar 2019 numri i të prekurve me fruth është 30 raste (pozitive). Rastet e konfirmuara i përkasin kryesisht grupmoshës nën 2 vjeç.

Instituti i Shëndetit Publik ju bën thirrje të gjithë prindërve të vaksinojnë fëmijët e tyre sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit dhe udhëzimeve të ISHP-së për grupet që janë më të rrezikuara.

Jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit që nuk janë vaksinuar ndaj fruthit apo nuk kanë marrë dy doza të vaksinës, duhet të vaksinohen. Vaksinimi ndaj fruthit është mbrojtja më e mirë për parandaluar fruthin dhe komplikacionet që vijnë prej tij. Për shkak se kjo periudhë e vitit sjell rritje të numrit të rasteve të infeksioneve respiratore dhe gripit, bëhet akoma më i rëndësishëm vaksinimi, për të parandaluar përhapjen e fruthit.

Masat e ndërrmara për mbrojtjen nga fruthi dhe ndaj epidemisë të shkaktuar prej tij janë masa të kontrollit spitalor dhe në qendra shëndetesore, si me poshtë:

? Izolimi në pavione të caktuara në spitale dhe vetëizolimi për rastet ambulatore.

? Masa standarte të kontrollit të infeksionit dhe ato të transmetimit nëpërmjet ajrit.

? Përdorim i mjeteve të mbrojtjes personale, si maskave, etj nga personeli dhe pacientët kur shkojnë në ekzaminime.

Recommended