Report Tv - Fjalori në Kuvend dhe protesta e 16 shkurtit, i ftuar në studio Petrit Vasili

  • 5 years ago
Shkak për fjalorin fyes në Kuvend, sipas kreut të grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, është bërë mosrespektimi i rregullores nga maxhoranca. Vetë Vasili ishte protagonist i fjalorit fyes kur iu drejtua me fjalë banale kryetarit të komisionit parlamentar të ligjeve, Ulsi Manja. I ftuar në studion e Report Tv përballë gazetarit Besard Jacaj, kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili tha se Kuvendi dënon vetëm deputetët e opozitës dhe jo ata të shumicës sa herë ka përplasje, tensione apo edhe fyerje në sallën e Kuvendit. 
Sa i takon protestës së 16 shkurtit, Vasili tha se imponon korrupsioni i madh qeveritar. Lidhur me kërkesën e opozitës për qeveri kalimtare, Vasili tha se Rama nuk do jetë kryeministër në zgjedhjet e 30 qershorit.

Recommended