Protesta e Opozitës, Petrit Vasili i ftuar në Ora News
  • 5 years ago
#oranews

Ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili nga studio e lajmeve në Ora News është shprehur se vizita e Edi Ramës në Itali, nuk mund ta zhbëjë raportimin e mediave të huaja për Shqipërinë.

Sipas Vasilit, Rama nuk mund ta "mbulojë diellin me shoshë", ndërsa theksoi se kriminalizimi është një damkë që ia vuri ai Shqipërisë dhe jo opozita.

Vasili: Mediat zvicerani i keni lexuar. Ka një unison të mediave më të rëndësishme dhe nuk mundet që Rama të mbulojë diellin me shoshë. Mediat italiane dhe mjedisi politik aty, ka dalluar politikan që janë bosh dhe që janë të lidhur me krimin shumë më të stërholluar se Rama, dhe modele si Rama janë lehtësisht të dallueshme. Kriminalizimi që i ka bërë Shqipërisë është një damkë që nuk e ka nga opozita. Risjellim në vëmendje se menjëherë pas fjalës së tij në seancë, kryeministri Rama u nis për Itali, me qëllim sqarimin e shtetit fqinj, për raportimet negative të ditëve të fundit.

Ai tha se opozita e braktisi Parlamentin, duke djegur mandatet për të mos u bërë fasadë e mazhorancës.

Sipas Vasilit dosjet që i kanë dalë në shesh qeverisë tregojnë kriminalizimin e saj dhe kjo është ngjarja më e rëndë që cënon demokracinë.

Vasili: Sot kemi dosjen e krimit 339 dhe nuk hetohet ndërkohë që çohet në burg qytetari i thjeshtë. Kjo situatë kriminalizimi janë ngjarjet më të rënda që asgjësojnë demokracinë në Shqipëri. Kushdo njeri duhet të rrëmbejë liritë e veta. Kemi thënë që asnjë opozitë fasadë që i bën fresk mazhorancës, nuk i duhet Shqipërisë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vizita-e-rames-ne-itali-vasili-nuk-mbulohet-dielli-me-shosh


Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended